E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama gënjen, TEC-et me qymyrguri ndërtohet edhe në BE”

22/07/2009  Reagimi i PD-së

Partia Demokratike e ka vlerësuar absurde dhe përpjekje për të fshehur dështimin në zgjedhje qëndrimin e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, të cilët akuzojnë qeverinë për vendimet e miratuara nga KRRTRSH-ja. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, ka dalë me një deklaratë, ku theksonte se kreu i PS-së Edi Rama ka hedhur në publik qëndrime e pretendime për të maskuar humbjen. “Pa u skuqur, u deklaroi shqiptarëve se TEC-et me qymyri janë të ndaluara dhe nuk ndërtohen në Europë, ndërkohë që në Gjermani janë në ndërtim 3 të tilla, në Itali 2, Holanda, Polonia dhe një sërë vendesh të tjera po i ndërtojnë ato”, - tha ajo. Zëdhënësja demokrate u shpreh se Edi Rama pa u skuqur aspak nxori zëdhënësin-maskë të tij dhe ndërmori sulmet familjare të radhës kundër kryeministrit. “PD-ja i thotë zotit Rama se sulmet e tua të përditshme familjare tregojnë vetëm konceptin dhe moralin tënd familjar. Ne nuk kemi ndër mend t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Ai e mori përgjigjen nga shqiptarët më 28 qershor”, - tha Mëhilli. Ndërsa për sa i përket parkut energjetik të Porto-Romanos zëdhënësja e PD-së theksoi se sulmet e tij nuk do të jenë pengesë e zhvillimeve të vendit. “Sado që të mundohet kryetari i opozitës të krijojë dhe të sajojë akuza nga hiçi, projektet për industrializimin e vendit nuk mund t’i pengojë dot”, - deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›