E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Berluskoni shigjeton trajnerin Leonardo

Presidenti i kuqezinjve: “Skuadra është e mirë, por nëse do ta rreshtonin të luante si duhet”

“Edhe këtë vit, Milani ka gjithçka për të fituar, është një skuadër shumë e bukur. Nëse do ta rreshtonin mirë në fushë që të luante mirë, por...”. Një gjë të tillë u ka thënë të mërkurën Berluskoni disa senatorëve të ftuar në pallatin “Grazioli”. Një frazë shumë e fortë. Në mënyrë të qartë, ndoshta është prononcuar për zhgënjimin në Champions League kundër Mançester Junajtid. Një shigjetë për Leonardon? Mbetet për t’u interpretuar, edhe sepse braziliani ka qenë shumë i kërkuar si drejtues skuadre pikërisht nga vetë padroni i kuqezinjve. Por Berluskoni është një personazh që nuk i kursen kritikat; jo më shumë se dy javë më parë ka kritikuar blerjen nga Milani të Amantino Mansinit. Gjithsesi Leonardo po studion strategjitë dhe kundërstrategjitë për ndeshjen e kthimit në Old Traford, edhe pse duket një iniciativë titanike. Leo është optimist, Milan mund t’ia dalë, por me detyrat e përcaktuara mirë. Që nga transferta e Barit (të dielën në orën 20.45), trajneri do të ndryshojë shumë gjëra në skuadër. Duke filluar që nga Dida, i cili vazhdon të bëjë gabime foshnjarake. Kthehet sërish në “pistë” Abiati, i cili, deri tani, ka luajtur vetëm dy herë në këtë sezon, ku vinte pas një dëmtimi të gjatë: një në kampionat dhe një në Kupën e Italisë. Mbrojtja ka nevojë për siguri dhe në këtë moment, rotacioni në portë duket i mundshëm. Por Leonardo duhet t’i japë më shumë vazhdimësi mbrojtjes. Pasi ka humbur Antoninin për një muaj, duket se do të përfundojë te garda e vjetër me Zambrotën, Antoninin, Jankulovskin e Kaladzen, edhe sepse grupi nuk ofron më shumë. Ndaj Barit do të shihet në fushë edhe Borielo, mungesa e të cilit u ndje në Champions. Sulmuesi, përveçse i jep peshë repartit, falë golave, është një lojtar që merr pjesë në manovrat mbrojtëse dhe di të tërheqë pas vetes të paktën dy kundërshtarë. Por Leonardo do të duhet, mbi të gjitha, të rikuperojë Paton, ende larg standardeve të tij. Kundër Junajtid, braziliani i ri ka nxjerrë në pah gabime të njohura: një rinie të madhe dhe një nevojë për t’u ngrohur ende.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›