Milan do në Old Traford një përmbysje për në histori
“Për Milanin të fitojë 0-2 në Mançester do të ishte normale”: një konsideratë e shprehur nga Leonardo menjëherë pas ndeshjes së humbur 2-3 në “San Siro” nga “Red Devils”-at. Por statistikat sugjerojnë të tjera terma: dhe përmbysja e mundshme e Milanit në Champions do të hynte në histori. Kurrë, në 60 vitet e Kupave të Europës, Junajtid nuk ka humbur në “Old Traford me dy gola diferencë. Ndërsa në Premier, një vit më parë Liverpuli fitoi 4-1. Përtej forcës dhe talenteve, Milani duhet të shpresojë në ligjin e pashkruar të numrave të mëdhenj që, teorikisht, do të dëshironin të ketë gjithnjë një herë të parë. Shans i humbur, vetëm pak muaj më parë, ishte ai i CSKA-së së Moskës, që deri 5 minuta para fundit ishte 1-3 ndaj Junajtid: golat e Skolls dhe Valencias siguruan më pas barazimin e skuadrës së Fergusonit. Gjithnjë në këtë edicion të Champions, Mançesteri ka humbur në shtëpi 0-1 kundër turqve të Beshiktash: duhet kujtuar që kishte siguruar më parë kualifikimin në vend të parë dhe Sër Aleks kishte përdorur “turnover”-in. Për sa i përket Milanit dhe raportit të tij me përmbysjet, një kuriozitet: në debutimin e tij në Kupën e Kampioneve, në 1955, u përballën me një situatë analoge, u mundën 4-3 në shtëpi nga Saarbrueken dhe fituan 4-1 jashtë.
#