"Gabimet" që nuk duhen bërë në shtrat
Dëshironi të dini se cilat janë ato gjeste që duhen shmangur plotësisht kur jeni duke bërë dashuri me partnerin? Atëherë, mjafton t‘i hidhni një sy këtij klasifikimi të detajuar të nëntë veprimeve që duhet dhe s‘duhet t‘i bëni në fillim ose gjatë një marrëdhënieje seksuale
Të bërit dashuri, nuk ju bën vetëm të ndiheni mirë. Ky proces djeg kaloritë, mbron sistemin imunitar, madje mund të reduktojë edhe rrezikun e kancerit. Sipas ekspertëve, marrëdhëniet e rregullta seksuale luftojnë stresin dhe ndihmojnë për një gjumë të qetë. Një jetë e shëndetshme seksuale me partnerin që dashuroni, mund ta ndryshojë në mënyrë të çuditshme gjendjen tuaj fizike apo shpirtërore. Nga këndvështrimi fizik, të bërit dashuri është njësoj si të kënaqesh me një shëtitje, apo duke bërë not. Por, nëse kryeni marrëdhënie seksuale me dikë që e dashuroni, kjo ju bën të ndiheni të mbrojtur duke rritur njëkohësisht edhe vetëvlerësimin. Shpesh mund të ndodhë që para ose gjatë një marrëdhënieje seksuale ta lini veten të tërhiqeni nga sjelljet e pazakonta apo të papërshtatshme për shkak të një eksitimi të momentit, dhe kështu ka të ngjarë që të shkatërroni gjithçka. Partneri ose partnerja ndryshon sjellje dhe lidhja mbyllet menjëherë.
Për të mos bërë figurë të keqe, ose më keq, ta lini partnerin/eren t‘ju ikë nga duart, lexoni 9 këshilla nga ekspertët indianë të "Times", të cilët janë shquar gjithmonë për njohuritë e mekanizmave seksualë.
1. Mos puthni
Mund të tingëllojë e çuditshme, por shumë persona, kryesisht femrat, nuk e puthin partnerin kur kryejnë marrëdhënie.
Përse ndodh kjo? Sepse ndonjëherë pozicioni nuk ua lejon, ose janë të pushtuar nga ndjenja e kënaqësisë dhe nuk duan ta ndryshojnë ritmin. Gjithsesi, edhe nëse nuk dëshironi, duhet të bëni një sforco të vogël për ta puthur partnerin tuaj gjatë marrëdhënies. Kështu do ta kompletoni edhe më shumë eksperiencën tuaj.
2. Kafshojeni partnerin para marrëdhënies
Për disa persona, fakti që kafshohen në çdo pjesë të trupit është eksitim, ndërsa për disa të tjerë mund të jetë burim dhembjeje dhe parehatie. Ky veprim mund të bllokojë çdo akt tjetër ose thjesht të ndërpresë marrëdhënien. Kështu që sigurohuni mirë që partneri të jetë i eksituar para se ta kafshoni në vesh, shpinë, qafë apo në çdo pjesë tjetër të trupit.
3. Injorojini të gjitha zonat intime
Organet gjenitale janë padyshim pjesët që japin më shumë kënaqësi, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet t‘u kushtojmë rëndësi e kohë edhe pjesëve të tjera të trupit, si për shembull gjunjëve, duarve, shpinës dhe barkut, që janë zona shumë erotike, si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Duke i ledhatuar me delikatesë këto zona, do ta eksitoni edhe më shumë partnerin, e gjithashtu do t‘i jepni kënaqësi vetes dhe lidhjes suaj.
4. Josheni partnerin
Kjo vlen edhe për femrat. Duhet ta lini veten të lirë e të bëni edhe çmenduri të vogla e lëvizje spontane. Por duhet të bëni kujdes që partneri/ja të mos inatoset me gjestet tuaja.
5. Arrini kënaqësinë
Kjo vlen veçanërisht për meshkujt. Është mirë që t‘i kontrolloni muskujt, për të arritur më pas në momentin kulminant. Ndodh shpesh që mashkulli të mos e kënaqë partneren. Kështu, marrëdhënia mund të shndërrohet më shumë në një stërvitje palestre, sesa në një raport seksual. Për të shmangur këtë gjendje, mund t‘u kushtoni më shumë kohë puthjeve, përkëdheljeve, përqafimeve. Kjo do të ndihmojë si mashkullin, ashtu edhe femrën.
6. Njoftojeni partnerin kur të arrini orgazmën
Kjo vlen si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Është e rëndësishme që partneri/a të vihet në dijeni që po arrini orgazmën. Mjafton një frazë e vogël për të njoftuar arritjen e çastit të shumëpritur. Partneri ka të drejtë ta dijë.
7. Të bëni dashuri sikur të jeni duke xhiruar një film porno
Edhe pse disa persona kënaqen duke bërë seks vulgar, është e udhës që për këtë dëshirë të flisni në fillim me partnerin, veçanërisht nëse ai nuk e njeh ende këtë anë tuajën dhe ka në mendje vetëm seksin romantik. Kjo mund ta dëmtojë shumë marrëdhënien e çiftit.
8. Të shprehni kënaqësinë tuaj
Ju pëlqen të dëgjoni se partneri juaj po kalon çaste drithëruese? Atëherë mundohuni t‘ia shpërbleni në të njëjtën mënyrë. Mjafton një psherëtimë e lehtë për t‘i treguar partnerit/es se ndiheni mirë dhe ju pëlqen. Kjo është një mënyrë për t‘i kuptuar më mirë në të ardhmen dëshirat e njëri-tjetrit.
9. Lëvizje mekanike
Nuk ka asgjë më të keqe sesa të bësh dashuri në mënyrë mekanike. Është njësoj si të bësh një ushtrim gjimnastikor. Për të shmangur këtë gjendje, mundohuni të përdorni fantazinë dhe spontanitetin. Nëse nuk ia arrini qëllimit, ndërroni ambient dhe provoni pozicione të reja, që ta bëni më të bukur dhe më të paharrueshme jetën tuaj seksuale.