E Diel, 1 Nëntor 2026

Nekropolitika fut prapë në sherr Edi Ramën me Ilir Metën

PS e LSI janë përfshirë në polemika të reja, lidhur me “ekskluzivitetin” e përdorimit politik të tragjedisë së 15 marsit të shkuar, duke treguar se s’mund të dalin përtej dritëshkurtësisë së Gërdec-politikës

Nëse shumëkush nga përfaqësuesit e zgjedhësve të majtë, pret që të dëgjojë alternativa qeverisëse prej dy drejtuesve të koalicioneve të majta, i duhet që të presë më parë konsumimin e garës së ethshme të 15 marsit: Kush do të grumbullojë më shumë vetë në përkujtim të 1-vjetorit të ngjarjes së rëndë të Gërdecit? Cili nga grupimet politike do të arrijë që të tendosë më tepër nerva qytetarësh të lodhur nga kjo nekropolitikë me shumë seri që po shfaq prej gati 40-vjetësh kjo opozitë? Të 26 qytetarët që humbën jetën nga kjo tragjedi, prej një viti rresht nuk po lihen që të prehen të qetë por përkundrazi janë tundur dhe me ç’po shihet do të tunden edhe me fort me afrimin e fushatës elektorale me pompozitet si “karta fitimtare” e zgjedhjeve të 28 qershorit! Për një moment duket se janë harruar sondazhet e porositura, akuzat për vjedhje apo kopjime aspak elegante programesh politike.

TIRANE - Rivaliteti i egër në kampin e majtë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim përveçse joparimor ka fituar dje një përmasë edhe me perverse sesa akuzat që janë parë deri tani të shkëmbehen midis lidershipeve respektive dhe ku mbizotëron mania e klasifikimit në “zinxhirë ushqimorë” ose “breza kohorë”. Nëse shumëkush nga përfaqësuesit e zgjedhësve të majtë, pret që të dëgjojë alternativa qeverisëse prej dy drejtuesve të koalicioneve të majta, i duhet që të presë më parë konsumimin e garës së ethshme të 15 marsit: Kush do të grumbullojë më shumë vetë në përkujtim të 1-vjetorit të ngjarjes së rëndë të Gërdecit? Cili nga grupimet politike do të arrijë që të tendosë më tepër nerva qytetarësh të lodhur nga kjo nekropolitikë me shumë seri që po shfaq prej gati 40-vjetësh kjo opozitë?
Të 26 qytetarët që humbën jetën nga kjo tragjedi, prej një viti rresht nuk po lihen që të prehen të qetë por përkundrazi janë tundur dhe me ç’po shihet do të tunden edhe me fort me afrimin e fushatës elektorale me pompozitet si “karta fitimtare” e zgjedhjeve të 28 qershorit! Për një moment duket se janë harruar sondazhet e porositura, akuzat për vjedhje apo kopjime aspak elegante programesh politike. Gjithë vëmendja është përqendruar, vini re saktësisht 19 ditë përpara datës së ngjarjes, më shumë se te ndodhia e një viti më parë dhe shkaqet reale të asaj tragjedie, në mënyrë surreale te një konfrontim mbi atë se kujt i takon e drejta morale për të protestuar dhe përkujtuar një ngjarje tragjike. Një debat që përkthyer më thjesht kumton pak e shumë këtë: cili nga koalicionet ai i Ramës apo i Metës ka të drejtën ekskluzive të përdorimit politik të “kartës Gërdeci”.
Dje protagonistët mediatikë ishin tërësisht përjashtuese ndaj njëri-tjetrit.
“Në 15 Mars, bashkimi i ri qytetar do të manifestojë  në Gërdec dhe në Tiranë me moton: Mos Harro! Përvjetori i parë i masakrës shtetërore të Gërdecit, do të jetë dita e kujtesës dhe e protestës qytetare kundër korrupsionit. Kjo nisëm e koalicionit tonë, është e hapur për çdo qytetar përtej të majtës dhe të djathtës dhe nuk do të ketë ngjyrat e partive, por ato të flamurit kombëtar e të flamurit evropian. Kjo është një thirrje që i drejtohet gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike, të cilët në 15 mars duhet të bashkohen, për të treguar se qytetarët nuk harrojnë”, deklaroi zëdhënësja e Kryesisë Socialiste, Mimi Kodheli.
E megjithatë pavarësisht “mungesës së ngjyrimit partiak” në këtë tubim të dyfishtë, Kodheli tha se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ftohet që të marrë pjesë në këtë aktivitet pasi sipas saj “ajo nuk është pjesë e opozitës ndaj Berishës, po paterica e tij”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë së Metës.
“LSI dënon publikisht deklaratat e bëra sot nga tellallja e Edi Ramës. LSI i konsideron ato një provokim të ulët të Edi Ramës ndaj LSI. LSI që përfaqëson opozitën e vërtetë të drejtuar nga Ilir Meta nuk ja cakton dot vendin, koalicioni i korruptuar i bashkisë dhe lejeve të ndërtimit, që drejton Edi Rama”, deklaroi nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho. Koalicioni i bashkisë dhe lejeve të ndërtimit, vijoi më tej ajo, kërkon të përjashtojë LSI”.
Në këtë drejtim ajo bëri me dije se LSI së bashku me koalicionin e saj “si përfaqësuesja e vetme e vërtetë të së majtës shqiptare, do të organizojë në datën 15 mars në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë protesta masive kundër qeverisë Berisha”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›