Pranga turkut me pasaporte sherbimi
TIRANE - Dy persona, njeri prej te cileve me kombesi turke, u vune ne pranga nga kontrolloret e aeroportit te Rinasit ne Tirane, ndersa perpiqeshin te udhetonin me dokumente te falsifikuara. Mustafa Taskopru, 31 vjec, nga Turqia, eshte kapur dy dite me pare, ne momentin qe po tentonte te shkonte ne Itali, me nje pasaporte sherbimi, e cila dyshohet se eshte e falsifikuar. Gjithashtu, ne momentin e ndalimit, i eshte sekuestruar ne cilesine e provave materiale pasaporta ne emer te tij, pasaporta turke e zakonshme, nje telefon me ngjyre gri dhe bileta elektronike e linjes ajrore Tirane-Milano. Po dje, nga policia e Rinasit eshte kapur dhe Xhevat Hallulli, 26 vjec, banues ne Kavaje, i cili udhetonte drejt Greqise me nje pasaporte dhe nje leje qendrimi qe dyshohet te jene te falsifikuar. Si prova materiale, Hallullit i jane sekuestrua pasaporta, karta e identitetit grek dhe nje telefon.
A.C