E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabon, lojtari vdes në fushë

Lojtari nga Gaboni, 22-vjecari Guy Tchingoma, i cili aktivizohej me "FC Canon 105" të qytetit Librevillë, vdiq të shtunën e kaluar në fushë. Në fund të ndeshjes futbollisti u rrëzua përtokë dhe me gjithë ndërhyrjen mjekësore, nuk arriti të mbijetonte duke vdekur gjatë transportimit me ambulancë. Disa minuta përpara vdekjes në pjesën e dytë, Tchingoma pati një dyluftim të ashpër me një lojtar kundërshtar të ekipit US Mbilanzambi, por më pas vazhdoi takimin. Lojtari i kategorisë së parë gaboneze luajti ndeshjen e tij të parë me përfaqësuesen e vendit të tij në shtator të vitit 2007 kundër Bregut të Filidishtë. Thingoma u shpall kampin i Gabonit në vitin 2007 me FC 105.
Patina i pret grykën lojtarit
Caste frike në stadiumin e akullit në Bufalo pas një incidenti ndaj sllovakut Ricard Zednik i "Florida Panthers", në një ndeshje hokei në kampionatin amerikan, NHL. Gjatë ndeshjes kundër Sabres, një shok skuadre i Zednik rrëshqiti mbi tapetin e akullt, duke goditur me patinën e celiktë sllovakun, duke i shkaktuar edhe një të carë në grykë. Loja u pezullua për rreth cerek ore, ndërsa sportisti pas ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut.
Në Olimpiadë, por me paratë e tyre
Atletët nga Zelanda e Re që do të marrin pjesë në Olimpiadën e Pekinit mund ta paguajnë udhëtimin nga xhepi i tyre. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Ein Edgar, i cili shpjegoi së në arkat e organizatës së tij mungojnë rreth dy milionë dollarë në raport me parashikimet e buxhetit nga "Pekin 2008" deri në "Londër 2012", ndërkohë që më shumë atletë sesa ishte parashikimi kanë arritur normat e kualifikimit për në Lojërat Olimpike në Kinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›