BESËLIDHJA - FLAMURTARI 2 - 2. “X” me vuajtje

Besëlidhja e nisi me gol dhe e përfundoi po me gol takimin me Flamurtarin, por shifrat në përfundim të 95 minutave, përfshirë dhe shtesat, fiksuan shifrat 2-2. Braziliani Da Silva shënoi në minutën e 9-të golin e parë për formacioni e Neptun Bajkos, por fundi i pjesës së parë solli golin e barazimit për Flamurtarin, që realizoi me anë të Denis Memës në të 45'.
Zeqiri coi befasisht shifrat në 1-2 (goli i parë i tij), duke sjellë jo pak tension te Bajko, por talenti 17-vjecar Teodor Perlloshi vendosi ekulibrat në minutën e 91-të, duke i hequr Flamurtarit një tripikësh të artë në transfertë. Për Perlloshin ky ishte dhe goli e tij i dytë sezonal.
Ky ishte barazimi i 13-të midis dy ekipeve në 44 ndeshje: 10 fitore Besëlidhja, 21 fitore Flamurtari. Në javën e ardhshme Besëlidhja do të luajë kundër Skënderbeut në Korcë, ndërsa Flamurtari pret në shtëpi Vllazninë.