E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKUMBINI - SKËNDERBEU 3 - 1: Formalitet peqinas

Shkumbini siguroi mezin e artë pas fitores 3-1 me Skënderbeun e vendit të fundit dhe që luajti për më shumë se 70 minuta me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të Drabajt.
Në këtë takim secili ekip realizoi nga një gol nga pika e bardhë, fillimisht Ilir Qorri (20') për Shkumbinin dhe më pas Ndricim Shtupina (28') për Skëndërbeun duke e cuar rezultatin në 2-1. Arlind Nora shënoi golin e parë në këtë takim me fanëllën e Shkumbinit (atë 2-0 në të 25') dhe Roland Dervishi fiksoi shifrat në minutë e 31-të.
Kjo ishte edhe humbja e 15-të e Skënderbeut në 19 javë, por që nuk e ndjen aromën e pikëve qysh kur fitoi në javën e 12-të 2-0 në Durrës me Teutën. Skuadra korcare, që duket e sigurt në udhëtimin e saj drejt kategorive inferiore, pësoi golin e 47-në këto javë të luajtura.
Për Shkumbinin kjo ishte fitorja e 9 ndaj Skëndërbeut në 16 takime të luajtura midis tyre. Korcarët kanë fituar 6, ndërkohë që një ndeshje është mbyllur në barazim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›