E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamdushi, i lindur për gol

Thjesht është prodhuar për të shënuar. Hamdi Salihit nuk mund t'i mungojë goli, është ndeshje miqësore apo zyrtare. Golashënuesi më i mirë sezonal i skuadrës austriake, SV Ried, ishte autori i golit të parë në miqësoren kundër Red Bull Juniors të Salzburgut.
Shkodrani shënoi në minutën e 20-të, ndërsa Shmidël fiksoi shifrat 2-0 në minutën e 79-të. Për ish-sulmuesin e Vllaznisë, ky është goli i tretë në miqësoret dimërore. 750 mijë euro është vlera e Hamdi Salihit sipas transfertmarkt.de

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›