E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trap firmos për 2 milionë euro

Xhovani Trapatoni është shumë afër punësimit si trajner i Irlandës, një vend i refuzuar nga ana teknikut aktual të kuqezinjve shqiptarë, holandezit Ari Han. Mediat irlandeze bënë të ditur se italiani do të firmosë brenda javës me Kombëtaren e "tërfilave". Trapatoni, i cili për momentin drejton Salzburgun në Austri, do të përfitojë 2 milionë euro në vit.
Irani zhgjedh. Bie Maradona, Klemente trajner
U rrëzuan përfundimisht mundësitë që Diego Armando Maradona të stërvitë Kombëtaren iraniane. Tekniku i ri i Iranit do të jetë spanjolli Havier Klemente. Ish-tekniku i Spanjës dhe i Serbisë pranoi ofertën, edhe pse ditët e fundit ai la përshtypjen se nuk do të pranonte të qenit në Kombëtaren e atdheut të Ahmadinexhadit. Pikërisht kështu lindi edhe hipoteza që Maradona, një figurë mjaft popullorë në Iran, mund të bëhej trajneri i vendit islamik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›