E rreh profesorin

Profesori i Gjimnazit “Bedri Pejani”, Xhemajl Sheremeti është sulmuar fizikisht ditën e premte nga një ish- nxënës i tij.
Drejtori i shkollës, Musa Nikçi ka deklaruar për Kosovapress se sulmi ka ndodhur jashtë dyerve të shkollës, përderisa profesori po shkonte në mësim.
“Profesori është kërcënuar me armë nga një ish- nxënës i tij, që ka ndërprerë mësimin diku në vitet 2004-2005. Ky nxënës kishte mbetur në provim për vjeshtë, por nuk është paraqitur atëherë. Tani pas kaq vitesh iu ka kujtuar dhe ka shfryer mllefin në profesorin”, tha Nikçi.
Drejtori tregoi se profesori është rrahur me dorezën e armës dhe pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Pejës është lëshuar në shtëpi.
Në shenjë solidarizimi me këtë profesor sot nuk do të zhvillohet mësim në Gjimnazin “Bedri Pejani”. /kp/