Byhler ia dorëzon detyrën gjeneralit Drews

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 11:49
Gjenerali gjerman, Erhard Drews, sot e merr detyrën e komandantit të KFOR-it nga bashkëvendësi Erhard Byhler.
Aktualisht, misioni paqeruajtës ndërkombëtar i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka afro 5500 ushtarë.
Ky ndërrim i komandës po bëhet në periudhën e ripërtritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, e cila është e banuar me popullatë shumicë serbe.
Muajin e kaluar, NATO-ja pat dërguar përforcime, për shkak të këtyre tensioneve. /rel/