Gaboni njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës

Brenda dy ditësh, Kosovës i është komunikuar zyrtarisht edhe njohja e dytë. Gaboni është vendi radhës që ka dorëzuar notën verbale në njërën prej ambasadave kosovare. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Të martën, Kosova është njohur nga shteti i Kuvajtit gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në këtë shtet.
Republika e Gabonit është shtet i Afrikës perëndimore që kufizohet me Guinean Ekuadoriale në veriperëndim, Camerunin në veri dhe Republikën e Kongos përreth lindjes dhe jugut. Ka një sipërfaqe prej 270,000 km² ndërsa me një popullsi prej 1 milion e 500 mijë banorë. Kryeqyteti është Libreville.
Gaboni që prej pavarësisë nga Franca më 17 gusht 1960, ka të vendosur një sistem shumëpartiakë, me kushtetutë demokratike. Është anëtar i OKB-së.