E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH alarm ne te gjithe boten per qytetaret amerikane te cilet udhetojne

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një alarm në të gjithë botën për qytetarët amerikanë të cilët udhëtojnë, duke paralajmëruar për mundësitë e veprimeve anti-amerikane, pas akuzave që SHBA drejtuan kundër Iranit.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se komploti i dyshuar kundër ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington, tregon një fokus nga më agresivet nga ana e qeverisë iraniane përsa i përket veprimtarisë terroriste kundër diplomatëve nga vende të caktuara.

"Qytetarët e SHBA-ve që banojnë dhe udhëtojnë jashtë vendit duhet të rishikojnë informacionet e udhëtimeve nëse kanë plane aktivitetesh apo udhëtimesh jashtë vendeve ku ndodhen".

Ndërsa nga ana e tij, presidenti amerikan Barak Obama e quajti komplotin e dyshuar një "shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të SHBA-së dhe tha se akti në tentativë ishte i neveritshëm.

Nga ana e administratës amerikane është bërë e ditur se një sërë masash të ashpra do të merren kundër Iranit.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton, tha se është duke biseduar me partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë të SHBA-ve mbi veprimet e ardhshme që do të ndërmerren kundër Iranit.

Në deklaratën e saj, ajo përjashtoi mundësitë e një ndërhyrjeje militare në Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›