Sllovakia serish votim mbi zgjerimin e fondit te BE
Partitë politike në Sllovaki janë duke zhvilluar bisedime mbi hapin e ardhshëm që do të ndërmarrin pasi votimi i djeshëm në parlament rezultoi sërish kundër miratimit të zgjerimit të fondit europian të emergjencës. Situata paraqitet serioze pasi në vend po diskutohet nëse do të kërkohet krijimi i një koalicioni të ri apo do të mbahen zgjedhje të parakohshme pasi vendimi i qeverisë aktuale në një formë nuk u pranua nga shumica.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, pritet që një votim tjetër të kryhet gjatë kësaj jave dhe votat që i mungojnë qeverisë të sigurohen nga radhët e opozitës. Sllovakia është shteti i fundit në eurozonë, i cili nuk ka votuar ratifikimin e zgjerimit të fondin europian të stabilitetit financiar.
Kryeministrja sllovake Iveta Radicova nuk arriti të kalojë projekt-ligjin të martën pasi një partner i koalicionit të saj, nuk pranoi për t`i japë mbështetjen. Nën argumentin së tatimpaguesit sllovake, të cilët janë të dytët më të varfrit në Europë, nuk duhet të paguajnë për shtetet e tjera partia Liria dhe Solidariteti refuzoi të votonte mbi fondin e eurozonës.
Megjithatë, ekziston një shans i mire për ratifikimin e marrëveshjes pasi opozita socialiste edhe pse abstenoi një ditë më parë në fakt është shprehur se mbështet fondin. "Ne jemi themi 'jo' për një qeveri të djathtë, por nuk jemi shprehur kundër fondit ," tha udhëheqësi Robert Fico gjatë debatit në parlament. Afati më i afërt kur pritet votimi i radhës është dita e enjte.
Në një situatë të tillë qeveria aktuale është në rrezik ekzistence pasi flitet që presidenti i vendit mund të emërojë një kryeministër të ri, ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme janë një opsion, nëse miratohen nga parlamenti sllovak.