E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi: Lëreni Libinë të rrethohet nga flakët

“Lëreni Libinë të rrethohet nga flakët”. Ky ka qënë mesazhi i kolonel Gadafit, në ditën kur BE-ja mban Konferencën Ndërkombëtare në Paris, në të cilën shqyrtohet e ardhmja e Libisë. Ish lideri libian ka deklaruar për mbështetësit e tij, se nuk do të dorëzohet duke i bërë thirrje besnikëve të tij, që të vazhdojnë luftën edhe se nuk i dëgjojnë zërin. “Vazhdoni të luftoni, edhe nëse nuk dëgjoni zërin tim. Nuk do të dorëzohemi kurrë, nuk jemi femra”, ka vijuar mesazhin e tij, koloneli libian.
 

Ndërkohë që forcat anti-Gadafi kanë shtyrë edhe njëherë daljen për dorëzuar qytetin sirte, edhe për një javë, ndërkohë që limiti ishte vendosur për ditën e shtunë. Megjithatë forcat anti-Gadafi kanë pasur sërish një tjetër fitore, pasi një nga zyrtarët kyç të kolonelit, siç ishte Ministri i Jashtëm, Abdel Ati Al Obeidi ka kontaktuar me Këshillin Tranziator për një dorëzim të mundshëm tek ta.
 

Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë sanksionet kundër 28 subjekteve ekonomike të Libisë, përfshirë portet, bankat dhe firmat e gazit e të naftës. Megjithatë çështja më e rëndësishme, është gjetja e vendodhjes së Gadafit. Zërat se lideri libian mund të ishte arratisur drejt Algjerisë i ka përgënjeshtuar ministri i Jashtëm i vendit, duke thënë se nuk kanë strehuar aspak kolonelin, dhe se si qeveri të Libisë njohin vetëm Këshillin Tranzitor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›