Perëndimi nuk ndërhyn në Siri

Edhe pse në të njëjtat kushte dhe madje me një luftë më të ashpër, bota e Përëndimit nuk ka marrë guximin të ndërhyjë ushtarakisht në Siri dhe në regjimin e Bashar Al Assad, njësoj siç bëri në Libinë e kolonel Gadafit.
Në një analizë të të detajuar të shkaqeve të mos ndërhyrjes së Perëndimit, agjensia e lajmeve gjermane “DW”, jep arsyet se përse Perëndimi nuk ndërmerr të njëjtën nismë në Siri.
“Një ndalim importi i naftës siriane nga BE-ja, si një ndër sanksionet e marra nga ministrat e jashtëm mund t`i shkaktojë vështirësi Damaskut: rreth 90 për qind e eksporteve siriane të naftës shkojnë në BE”, thuhet në shkrim.
Por këto vështirësi në të cilat mund të vendoset Damasku nuk janë të njëjat me ato që mund të ndjejë Perëndimi nga Siria. Shkaqet nuk kanë të bëjnë me lodhjen nga lufta të këtyre shteteve si në Libi, apo e SHBA-ve në Irak apo Afganistan, por më tepër me kompleksitetin e konfliktit në Siri. Më tej shkrimi thekson se në dallim nga Libia me gjashtë milionë banorë, Siria ka katër herë më shumë banorë. Në rastin e një përmbysjeje ose edhe në rast zgjerimi të trazirave të dhunshme në Siri kërcënojnë pasoja të paparashikueshme për vendet fqinje dhe për të gjithë rajonin e Lindjes së Afërt
“Lidhja e Sirisë me rajonin dhe problemet e tij janë të shumëllojshme. Kështu, Siria sot është kundërshtari i fundit që mund të merret seriozisht i Izraelit në konfliktin "klasik" të Lindjes së Afërt- megjithë përpjekjet e përsëritura, por të gjitha të dështuara, për të zhvilluar negociata paqeje me Izraelin. Damasku është qendra e "frontit të refuzimit" të palestinezëve, para së gjithash të Hamasve, shefi i të cilëve, Khaled Mashal operon pikërisht që nga Siria”, vijon shkrimi.
Për të gjitha këto shkaqe shkruhet në analizën e DW, Evropa dhe SHBA e kanë shumë më të vështirë të ndërmarrin diçka kundër gjakderdhjes në Siri.