E Diel, 1 Nëntor 2026

Gadafi: Nuk dorëzohem! Ja vdekje, ja liri!

Beteja e Tripolit, pas tri ditësh që forcat rebele kanë hyrë kë kryeqytet, u shndërrua dje në betejën e Bab al Aziziya-s, zemra e kështjellës së pushtetit të kolonelit libian.

Edhe pse tashmë ajo duket se ka rënë, në duart e rebelëve nuk ka rënë udhëheqësi i “revolucionit jeshil” dhe bijtë e tij. Koloneli nuk është dorëzuar ende dhe natën vonë u bë i gjallë përmes valëve radiofonike:

“Ja fitojmë, ja vdesim”, bubulloi udhëheqësi libian ndërkohë që një zëdhënës i regjimit kërcënoi ta shndërrojë Libinë në “vullkan”, duke theksuar se qeveria e Gadafit mund të rezistojë me muaj e me vite.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një mesazh audio përmes valëve të televizionit sirian “Al-Rai”, Gadafi u shpreh se libianët duhet të bëheshin gati për të pastruar vendin nga minjtë.

“Të gjithë libianët duhet të jenë të pranishëm në Tripoli, të rinj, burra e gra, me farë e fis, që të përshkojnë rrugët e Tripolit për t’i pastruar nga tradhtarët”, është shprehur Gadafi. /Start-Zamir Gjurgji/

                                                                                             2011-08-24 11:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›