Gadafi: Sulme në Europë nëse NATO nuk ndërpret bombardimet
LIBI- Muamer Gadafi ka kërcënuar se do të kryejë sulme në Evropë, nëse NATO nuk ndërpret fushatën e saj ajrore kundër regjimit të tij në Libi.
Koloneli me këtë kërcënim i'u drejtua mijëra mbështetësve të tij të mbledhur në sheshin kryesor të Tripolit.
'Përderisa nuk ndalen sulmet, ne do të vendosim që t’ju trajtojmë në të njëjtën mënyrë”,-kërcënoi kolonel Gadafi.
Tubimi pro-qeveritar i sotëm erdhi pasi që Gjykata Ndërkombëtare për Krime lëshoi fletëarrestimet për Gadafin dhe dy zyrtarë tjerë për shkak se shtypën kryengritjen, e cila u kthye në luftë civile.
(e.m/rel/BalkanWeb)