E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Princi i vogël", sot premierë në Teatrin e Kukullave

TIRANE- ‚Princi i vogel’ i autorit francez Anton de Sent Ekxypery (Eksiberi), vjen sot pasdite premierë në skenën e Teatrit të Kukullave. Shfaqja do të vihet në skenë nen regjine e bullgarit Bonjo Lungov, i cili prej disa ditësh po punon së bashku me artistët shqiptarë për të realizuar një vepër vërtet të veçantë. Për herë të parë në Teatrin Kombëtar të fëmijëve aktorët shqiptar dhe spektatorët e vegjël do të bëhen pjesë e një teatri me teknikë krejtësisht të re.

Sipas drejtuesve të Teatrit të Kukullave dhe trupës teatrore qe po punon per venien ne skene te saj, shfaqja synon të zgjojë atë botë fëminore që ekziston tek të vegjlit, por mbetet e fshehur edhe tek të rriturit.

Teknika e re e sjellë ne Tirane nga Lungov, konsiston në ndriçimin nëpërmjet dritës vetëm të kukullës, ndërsa tre aktorët që e lëvizin atë, mbeten të padukshëm. Teknologjia, kukullat dhe aktorët ndërthuren duke sjellë magjinë e vërtetë të teatrit për fëmijë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›