E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Wikileaks i dëmshëm

Megjithatë diplomati i larte e konsideroi fatkeqësi dhe te dëmshëm zbulimin e korrespondencave sekrete. “Nuk kam një koment për Wikileaks. Por, çdo gjë qe lidhet me Wikileaks, gjithçka qe përfshin publikimin e gjerave te paautorizuara, është fatkeqësi dhe e dëmshme,” ka thene Arvizu. Deklarata e ambasadorit erdhi pas një takimi me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ku u bisedua për reformat integruese. Ne këtë pike diplomati amerikan kërkoi një pakt kombëtar. “Duhet një konsuenus i forte për integrimin. Modalitetet specifike janë qartësisht mes shteteve anëtare te Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Por ne mënyrë qe integrimi te jete i suksesshëm, duhet te ketë një pakt kombëtar, kërkohet një konsensus i përgjithshëm, një bashkëpunim kombëtar. Kjo do te thotë se jo vetëm qeveria, jo vetëm njëra pale, por te gjithë duhet te jene ne unitet, me një qellim dhe te motivuar për te arritur objektivin,” u shpreh ambasadori i SHBA-ve ne Tirane. Apeli për bashkëpunim mes partive për plotësimin e 12 rekomandimeve te BE-se është bere edhe nga diplomate te tjerë te rëndësishëm, te cilët kane theksuar se përmbushja e tyre do te reflektohet ne progres raportin për Shqipërinë qe do te publikohet ne muajin tetor.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›