Uragani Irene arrin ne Nju Jork
Ndërsa shpejtësia e uraganit pritet te rritet deri ne 120 kilometra ne ore, kryebashkiaku i Nju Jorkut Mikael Blumberg, ka urdhëruar mbylljen e te gjithë sistemit te transportit publik, ndërsa te paktën 370 mije persona janë evakuuar nga shtëpitë dhe kane mbyllur te gjitha bizneset private. Gjate rrugëtimit te tij te gjate, uragani Irene ka goditur Karolinën e Veriut dhe shtetin e Virxhinias duke shkaktuar dëme materiale dhe te paktën nëntë viktima. Ndërkohë mësohet se 130 mije persona, shtëpitë e te cilëve janë shkatërruar gjate kalimit te uraganit, janë strehuar ne kabinat e ngritura nga Kryqi i Kuq.