Gadafi nuk dorezohet. Pergatitet per ofensiven e fundit

Kolonel Gadafi i Libisë nuk ka asnjë plan për tu larguar nga Libia, përkundrazi, burime të mire informuara amerikane thonë se ai po përgatit një ofensivë të fundit kundër civilëve. Orët e fundit, në rrethet e kryengritësve, por edhe ato diplomatike, qarkullonin të dhëna se Muamaer Gedafi po planifikonte të arrastisej nga Tripoli, pasi dora e kryengritjes kundër regjimit të tij 41- vjeçar po shtrëngohet rreth kryeqytetit.
Mirëpo, duket se nuk është kjo e vërteta, pasi siç i tha një funksionar i lartë i administratës amerikane, rrjetit televiziv, CNN, Gadafi është duke përgatitur një rezistencë të fundit, e cila mund të ketë pasoja sidomos mbi popullsinë civile. “Ai do të përpiqet të luftojë dhe të përgatisë një rezistencë të fundit”, deklaroi zyrtari amerikan.
Ndërkohë, një tjetër goditje vjen për kolonelin, pasi ish-krahu I tij I djathtë, Abdel Salam Jalloud ka dezertuar drejt territorit të kontrolluar nga kryengitësit në mallet perëndimore të Libisë. Kanë qenë vetë kryengritësit që konfirmuan se ai ndodhej në qytetin e Zintanit, qytet i marrë së fundmi nën kontroll prej tyre. Jalloud ka qenë një anëtar i Juntës që realizoi grushtin ushtarak të vitit 1969 I cili solli Gedafin në pushtet.
Kryengritësit i dhanë agjencisë Reuters edhe një video ku tregohej ish-numri dy i qeverisë libiane, duke biseduar me ta. Gedafi është tronditur nga disa dezertime të profilit të lartë që nga nisja e kryengritjes në shkurt, por ende mban kontrollin në kryeqytet, ndërsa luftime të ashpra vazhdojnë në qytetet bregdetare përgjatë autostradës që të çon në Tripoli.