E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten tensionet. Hamas i jep fund armepushimit

Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që kanë shkaktuar tre të vdekur, mes të cilëve edhe një fëmijë. Gjithçka nisi me pritën ndaj autobusëve izraelitë në kufirin me Egjiptin,
ku gjetën vdekjen edhe pesë policë egjiptianë. Lëvizja Hamas e cila prej 2007 kontrollon ushtarakisht Rripin e Gazës ka deklaruar fundin e armëpushimit me Izraelin, duke paralajmëruar sulme të tjera, pas raketave që nisi mbrëmjen e së premtes në qytetin hebraik të Ashdodit.

Ndërsa Egjipti, ka vendosur të tërheqe ambasadorin e vet në Tel Aviv për të protestuar kundër vrasjes së policëve në kufirin me Izraelin.

Në tre ditë të përgjakshme, bilanci ka shkuar në 14 viktima në tre shtetet e përfshira. Zëdhënësi t krahut ushtarak të lëvizjes Hamas,

Izz al-Din al-Qassam deklaroi për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve se nuk ka më asnjë armëpushim me Izraelin, cka do të thotë se nuk do të ketë më ulje në tryezën e bisedimeve, pas, siç tha ai, masakrës së pajustifikuar ndaj popullit palestinez.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, edhe Egjipti i është kundërvënë Izraelit, duke tërhqeur ambasadorin e vet, hera e parë që nga viti 2000. Kajro e ka komunikuar vendimin në televizionin shtetëror dhe me këtë njoftim, sipas analistëve, është e qartë se pas rrëzimit të Mubarak, fqinjësia mes Egjiptit dhe Izraelit nuk do të jetë më si më parë.

Vendimi parashikon edhe masa të përforcimit të kufirit, për të ndaluar veprimet ushtarake izraelite. Ndërsa në Tel Aviv rritet druajtja e vendosjes mes dy zjarreve, Qeveria e Shimon Perez u mblodh me urgjencë gjatë paradites  për të diskutuar situatën.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 gusht 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›