Gadafi nuk tërhiqet: Fitore, ose vdekje
Shpërthime të shumta janë dëgjuar gjatë paradites nëTripoli, ndërsa mbështetës të Gadafit vazhdojnë që të bëjnë rezistencë ndaj rebelëve, që tashmë kontrollojnë pothuajse gjithë qytetin.
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, më në fund është bërë i gjallë edhe Muamar Gadafi, që nëpërmjet radios ka thënë se nuk ka rrugë tjetër për të: ose fitore, ose vdekje.
Më shumë mundësi ka që të ndodhë kjo e fundit, duke qenë se tashmë mbështetësit e Gadafit janë shumë pak, ndërsa rebelët kontrollojnë gjithë vendin dhe rrëzimi përfundimtar i rregjimit të Gadafit është çështje orësh.