Gadafi nuk u ekzekutua
Autoritetet libiane po planifikojnë një varrim të fshehtë ditën e sotme për ish liderin libian Muamar Gadafi. Zyrtarët vendas janë ende të pavendosur për sa i përket vendit të varrimit njofton BBC . NATO po ashtu pritet të deklarojë dhe fundin e fushatës së bombardimeve në Libi. Ministri i jashtëm francez Alen Juppe tha se operacioni ushtarak të Aleancës në Libi mund të konsiderohet si i "përfunduar" me vdekjen e Kolonel Gaddafi.
"Unë mendoj se ne mund të themi se operacioni ushtarak ka mbaruar, dhe i gjithë territori i Libisë është nën kontrollin e Këshillit Kombëtar të Përkohshëm dhe se operacioni NATO ka arritur ne fund , "u shpreh Zhupe. Sekretari i Përgjithshëm Andres Fog Rasmusen tha se momenti i ndërprejes së bombardimeve, tashmë është më i afërt me vdekjen e kolonelit Gadafi.
"Pas 42 vitesh, sundimi Kolonel Gedafit erdhi në fund. "U bëj thirrje të gjitha Libianëve për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të mire ." u shpreh Rasmusen .
Trupi i udhëheqësit të rrëzuar mendohet se është në Misrata. Ndërkohë që autoritetet vendase kanë mohuar ekzekutimin e tij. Kryeministri i përkohshëm Mahmud Xhibrib tha se ai u qëllua në kokë gjatë luftimeve me disa kryengritësve dhe forcave mbështetëse të Gadafit.
Xhibril po ashtu konfirmoi se ai është kapur i gjallë dhe se ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Misratas.
Festimet në Libi kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Këshilli Kombëtar i tranzicionit konfirmoi dhe vdekjen e të birit të Gadafit Mutasim Gadafi. Muamar Gadafi u përmbys nga pushteti në muajin gusht, pas 42 vjetësh në krye të vendit. Ai prej muajsh kish qëndruar i fshehur deri sa një operacion i forcave të Nato-s me ndihmën e kryengritësve arritën dhe ekzekutimin e tij.