E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të vizitojë selinë e Facebook-ut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të vizitojë sot selinë e gjigantit të rrjetit social Facebook në Luginën e Silikonit në Kaliforninë veriore.

Obama, i cili ditë më parë shpalli se do të rikandidojë në vitin 2012, pritet t`u përgjigjet pyetjeve nga përdoruesit e Facebook-ut në një transmetim on-line.

Zyrtarët e Facebook-ut thanë se kjo do të jetë e para herë që presidenti i një shteti do të pranojë pyetje gjatë vizitës së zyrave të kompanisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›