E Diel, 1 Nëntor 2026

Gadafi shpreh indinjatë ndaj perëndimit, njohën legjitimitetin e rebelëve

16-07-2011 / Gazeta 55

“Grupi i Kontaktit” diskuton për Libinë

Përfaqësuesit e të ashtuquajturit “Grupit i Kontaktit”, për Libinë do të diskutojnë sot në lidhje me konfliktin në Libi. Ky grup pjesë e të cilit është edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Klinton është duke koordinuar përpjekjet për të detyruar Muamar Gadafin të largohet nga pushteti. Udhëheqësit e kryengritësve libianë që tashmë kanë fituar legjitimitet ndërkombëtar, po diskutojnë sot në Stamboll me përfaqësuesit e shteteve arabe dhe perëndimore rreth përpjekjeve për të rrëzuar udhëheqjen e Muhamer Al Gadafit.
Kjo tentativë e radhës vjen pasi udhëheqësit libianë, në një takim në perëndim të Tripolit kanë deklaruar se Gadafi do të ”luftojë deri në fund” dhe se ” në fund NATO nuk do të jetë në Libi”.
Shefi i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen, u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s për të siguruar më shumë avionë luftarakë për të bombarduar objektivat e Libisë.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se SHBA-të janë të përkushtuara për t’i dhënë fund një regjimi të përgjakshëm në Libi dhe po mbështesin përpjekjet për të vënë paqen në Lindjen e Mesme.
Ndërsa përfaqësuesi i Rusisë në Libi ka deklaruar se Gadafi ka shumë armë për të luftuar shumë gjatë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›