Raporti: Shqipëria ndryshe nga rajoni, rezulton me rritje ekonomike
16-07-2011 / Gazeta 55
Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike, pohon se Shqipëria dallon për qëndrueshmërinë dhe tendencën pozitive të rritjes ekonomike
E krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria dallon për qëndrueshmërinë dhe tendencën pozitive të rritjes ekonomike. Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike, në një raport të fundit, thekson se ekonomia shqiptare për këtë vit do të ketë një rritje me 4,1% dhe deri në 2013 do të arrijë në 5%. Ndërkohë që ka parashikuar se deri në vitin 2015, Shqipëria do të lërë pas Bullgarinë dhe Maqedoninë në rritjen e GDP-së për frymë, mbi mesataren e BE-së.