Termeti ne Turqi rritet bilanci i viktimave

Qeveria turke ka premtuar më shumë ndihmë për njerëzit e prekur nga tërmeti. Pas kaosit që pushtoi zonat ku mbërritën ndihmat e para në Van dhe Ercis, zyrtarët premtuan të dërgojnë dhe më shumë tenda edhe për fshatrat përreth. Ankaraja është akuzuar për dështim në ardhjen në ndihmë për më të varfrit të cilët e kaluan natën e dytë jashtë në teperatura tejet të ulta.
Bilanci i viktimave është rritur në 279 njerëz e rreth 1300 u plagosën pas tërmetit 7.2 shkalle. Ekipet e shpëtimit me qentë nuhatës vazhduan kërkimet përgjatë gjithë natës. Vinça dhe pajisje të tjera të rënda vazhdojnë të heqin pllaka të rënda betoni ndërsa banorë të zonës me lopata gërmimi ndihmojnë forcat e shpëtimit.
Tetë orët e fundit nuk është gjetur asnjë i mbijetuar ndaj dhe shpresat për të tjerë të gjallë në rrënoja sa vijnë e shuhen. Zyrtarët turq paralajmërojnë se bilanci i të vdekurve do të rritet. Vetë kryeministri Taip Rexhep Erdogan tha se në zonat e thella janë të shembura të gjitha banesat. Zyra e kryeministrit tha se 970 ndërtesa në zonat e tërmetit ishte shkatërruar.
E ndërsa opozita dënon refuzimin e ndihmave dhe përpjekjet e pamjaftueshme të qeverisë polemika kanë lindur dhe në lidhje me standartin e ndërtimeve. Edhe ndërtesat më te reja nuk kanë pasur një infrastrukturë që tu rezistojë lëkundjeve. Të shqetësuar nga mbi 200 tronditje pas tërmetit, shumë qytetarë të pushtuar nga paniku vazhdojnë të qëndrojnë jashtë banesave.