Gaddafi kapet nga trupat e KKT-se mediat Koloneli ka vdekur

Ish-lideri i Libisë Muammar Gaddafi është arrestuar nga trupat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen burimeve pranë KKT-së.
Sipas burimeve, koloneli, i cili nuk u largua asnjëherë nga vendi, është plagosur në këmbë. Nderkohe televizioni shteteror i Libise njoftoi se koloneli po tentonte te largohej drejt Misurata-s, por nuk arriti qellimin.
“Ai është kapur. Ai është i plagosur në kokë dhe në të dyja këmbët dhe është marrë nga një ambulancë”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” anëtari i KKT-së, Abdel Majid.
Sipas këtij burimi, pati një shkëmbim LibiaLibi, forcat anti-Gaddafi marrin Sirten Clinton, vizitë surprizë në LibiLibi, vritet djali i Gaddafi-t të ashpër zjarri mes rebelëve dhe grupit mbrojtës të kolonelit para se ky të kapej, në vendlindjen e tij, Sirte.
Ndërsa një ushtar që thotë se e kapi personalisht liderin e rrëzuar ka deklaruar për BBC se në momentin e arrestimit Gaddafi bërtiti: “Mos qëlloni”.
Edhe mediat italiane e ato arabe raportojnë se ai ka vdekur për shkak të plagëve të rënda. Raportohet gjithashtu se edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, në Tripoli dhe qytete të tjera kanë filluar festimet, me shumë drejtues automjetesh që u bien borive të tyre.
Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.
Foto
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Dy persona mbijetojnë
Përkeqësohen lehtësitë ndaj biznesit
KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Tre të plagosur në Shkodër