Vritet këngëtari argjentinas Fakundo Kabral

Këngëtari argjentinas, Fakundo Kabral, u vra sot në Guatemalë, kur persona të armatosur qëlluan makinën e tij me plumba.
Kabral, një nga yjet e muzikës popullore të Amerikës Latine, u vra së bashku me shoferin e tij gjatë rrugës për në aeroport.
Guatemala është një nga vendet më të varfra në Amerikën Qendrore dhe ka një nga normat më të larta të vrasjeve në Amerikën Latine.