E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Malajzi, më shumë se 1400 të arrestuar

Janë më shumë se 1400 manifestues të arrestuar sot në Kuala Lumpur, ndërsa protestonin kundër qeverisë së Najib Razak.
Lajmin e ka bërë të ditur policia, në përfundim të një dite, ku agjentët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën prej 20 mijë personash.

Manifestuesit janë pjesë e “Bersih 2.0”, një koalicion i OJQ-së që kërkon reforma elektorale dhe më shumë transparencë në politikë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›