Kosova përgëzon Sudanin Jugor

Shpallja e pavarësisë së Sudanit Jugor është një ngjarje e rendësishme për popullin e këtij vendi, qytetarët e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë qenë me popullin sudanez. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Sudani Jugor është një shtet i ri, i cili do të jetësojë vizionin dhe sakrificën e gjatë të një populli”, ka thënë Hoxhaj.
Shefi i diplomacisë kosovare, ka thënë po ashtu se shtetet e reja reflektojnë aspiratat e njëjta, për të cilat kanë luftuar dhe sakrifikuar edhe qytetarët e Kosovës.