E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Bradley: Një pikë e madhe

Trajneri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Bradley, ishte plot lëvdata për skuadrën e tij pas barazimit të jashtëzakonshëm kundër Anglisë (1-1) në ndeshjen hapëse të Grupit C në Kupën e Botës-

Anglia mori kryesimin pas goli të shpejtë të Steven Gerrard, pro një gafë e tmerrshme e portierit Robert Green i dha formacionit të Bradley një pikë të çmuar.

“Përgjigja jonë ishte e mirë”, - tha Bradley. “Pas golit, ne u përpoqëm më shumë si ekip dhe barazimi ishte shumë i rëndësishëm për ne të diknim me një pikë”.

Sulmuesi i SHBA-ve, Clint Dempsey pranoi se ishte me fat nga gafa e Green, duke theksuar se ai nuk e priste të shënonte nga goditja e tij.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›