Spanja, Del Bosque: Inesta është gati

WORLD CUP 2010 - Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, është i bindur se Andrés Iniesta do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Zvicrës në grupin H.
Bosi i Spanjës tha se Anglia nuk mund të konsiderohet si pretendente pas barazimit të saj 1-1 me SHBA-të në Rustenburg, të shtunën në mbrëmje.
“Ndeshja midis Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk më kënaqi. Anglia ishte favoritja ime e madhe.
“Unë mendoj se Argjentina është një kandidate e fortë nëse Lionel Messi do të vazhdojë të luajë në nivelin e tij”.
Del Bosque tha se mesfushori i Barcelonës, Iniesta, e kishte fituar luftën për të qenë fit.
“Iniesta do të luajë dhe do të jetë në formacionin startues”, - tha trajneri i Spanjës.
“Nesër ai do të stërvitet me topin dhe kemi akoma edhe 72 orë në dispozicion”.
Iniesta pësoi një dëmtim gjatë miqësores kundër Polonisë të fituar 6-0 nga Spanja.
Spanjollët janë kampionët në fuqi të Europës dhe janë një nga favoritët kryesorë për të fituar Botërorin e Afrikës së Jugut.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili