E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazeri ndaj Maradonës, FIFA hap hetimet

WORLD CUP 2010 - FIFA urdhëroi nisjen e një hetimi nga forcat e sigurisë në “Ellis Park”, pasi një stilolaps me dritë lazeri iu drejtua lojtarëve gjatë ndeshje së djeshme midis Argjetinës dhe Nigerisë.

Një dritë jeshile u pa mbi lojtarë të ndryshëm, e sidomos në drejtim të trajnerit të Argjentins, Diego Armando Maradona, dhe tashmë është kthyer në çështje, duke shtruar dhe pyetjen se ishte e mundur qe “arma lazer” ta kalonte pa u vënë rë në pikat e kontrollit.

FIFA sqaroi në deklaratë: “E vumë re incidentin dhe menjëherë i kërkuam forcave të sigurisë së stadiumit të shqyrtojnë çështjen. Duke iu referuar informacioneve që ne kemi, incidenti ndodhi vetëm një herë”.

Nuk është hera e parë që një stilolaps lazer është përdorur në një ndeshje të profilit të lartë, teksa më parë Cristiano Ronaldo ka qenë objektiv i saj gjatë ndeshjes Manchester United kundër Lyon në ndeshjen e Champions League, në shkurt të vitit 2008.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›