E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Haxhinasto vlerëson angazhimin e opozitës

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, ministri Haxhinasto u takua me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, ku u diskutua mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, integrimin e Shqipërisë në BE, zhvillimet në rajon etj. Ndër të tjera, gjatë takimit ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen dhe asistencën e ofruar ndaj vendit tonë nga ana e Gjermanisë mike. Lidhur me situatën në Shqipëri, Haxhinasto tha se ka pasur zhvillime pozitive, duke nënvizuar angazhimin e opozitës në parlament, si dhe arritjet në fushën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik. “Raporti i Komisionit Evropian, - tha ai, - është një Plan Veprimi, realizimi i të cilit zhvillon reformat në drejtim të integrimit evropian. Këto zhvillime besoj se do të merren në konsideratë në takimin e dhjetorit të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›