E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Fullani kandidatura më Rama: Fullani kandidatura më

TIRANË Kryetari i PS-së, Edi Rama, është ndjerë i keqardhur për emërimin e Ardian Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë. “Mora dijeni me keqardhje për kandidaturën e zgjedhur nga Presidenti i Republikës për Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu as presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit të politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë”,- thuhet në deklaratën për shtyp të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Për pasojë, Rama ka paralajmëruar votën kundër nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›