E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donadoni: Italia mund këdo

Trajneri Roberto Donadoni është njeriu më i lumtur në shtëpinë e Italisë. Pas ankthit të madh dhe dorëheqjes së mundshme, tekniku ndihet optimist.
"Kjo Itali mund të mposhtë këdo. Kemi bërë gabime, por edhe në ndeshjen kundër Holandës pashë gjëra pozitive. Lojtarët shohin te mua jo vetëm trajnerin, por dicka më shumë".
Tekniku italian flet edhe sfidën me Spanjën: "Është një skuadër e vështirë. Të komplikon gjithmonë jetën. E provuam në miqësoren e fundit".
Italia humbi 1-0 dhe golin për spanjollët e shënoi David Vija, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i Euro 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›