E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano betohet: Kam ndryshuar

Adriano i betohet padronit të Interit, Masimo Morati. "Më merrni, kam ndryshuar". Sulmuesi brazilian lëshon sinjale për Interin nga qendra e grumbullimit të Kombëtares së tij.
"Nëse ia dola të stërvitem mirë këtu, do ta bëj edhe në Milano. Murinjo më vlerëson që nga koha kur ai ishte te Celsi, do t'ia shpërblej besimin e tij në Ligën e Kampioneve", - tha 26-vjecari në prag të ndeshjes Brazil-Argjentinë (të enjten, ora 2.50 në Shqipëri). Murinjo do ta ndjekë supersfidën amerikanojugore në tribunë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›