Tifozët, futboll dhe birrë

Europiani nuk ka vetëm futboll, por edhe anën tjetër, atë të tifozëve. Sipas mediave austriake vetëm në zonën e fansave të Vjenës janë konsumuar 385 mijë litra birrë. Ndërkohë që për t'u ardhur në ndihmë pijetarëve janë vendosur 561 banja portative.
Vetëm për ndeshjen Austri-Gjermani ishin të pranishëm 200 mijë tifozë në zonën e fansave të cilët konsumuan 52 mijë litra birrë. Edhe plehrat kanë arritur një shifër rekord për qytetin: 200 tonë.