Gafat e Shkupit, Sejdiu anulon viziten
PRISHTINE - Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu e ka anuluar viziten e parapare per sot (e Enjte) ne Maqedoni, per shkak se ky vend e ndryshoi karakterin e vizites zyrtare. "Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, me 13 maj 2009, mori ftese per vizite zyrtare njeditore nga Presidenti i Republikes se Maqedonise, z. Gjorge Ivanov. Kjo ftese u pranua dhe iu konfirmua pales maqedonase nga Zyra e Presidentit te Republikes se Kosoves me date 13 maj 2009. Nderkohe, meqenese pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizites zyrtare, Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu e anuloi viziten ne Republiken e Maqedonise, te planifikuar per daten 28 maj 2009", njoftoi Presidenca, nepermes nje komunikate per shtyp, ne oret e mbremjes se djeshme.
Sidoqofte, Presidenca thekson se presidenti Sejdiu si dhe institucionet e Republikes se Kosoves, mbeten te perkushtuara per marredhenie te mira me te gjitha vendet e vecmas me fqinjet, duke u dhene ketyre marredhenieve peshen dhe vleren serioze qe e meritojne.
Me heret, Sejdiu kishte paralajmeruar gjate dites se djeshme se me Ivanovin takohej vetem zyrtarisht. Duke konfirmuar dje ftesen e homologut te tij maqedonas, Georgi Ivanov per nje vizite zyrtare ne kete shtet, Sejdiu tha se cdo shmangje eventuale nga kriteri "zyrtar" i vizites, do te ndikoje qe takimi te mos mbahet. Sejdiu i beri keto komente ne kohen kur ne mediat kosovare eshte raportuar se Sejdiu do te pritet ne Oher, pa ceremoni zyrtare nga presidenti i sapozgjedhur i ketij vendi Ivanov dhe jo ne Shkup. "Une kam pranuar ftesen zyrtare per te vizituar Republiken e Maqedonise. Edhe njehere e perseris se kjo eshte vizite zyrtare me gjithe cilesite qe duhet te kete nje vizite e tille", tha ai. Sipas tij, protokollet e te dyja vendeve po punojne ne kete drejtim dhe ai beson se vizita do te realizohet ne kete cilesi, e cdo qasje tjeter qe mund te kete do te jete jashte asaj qe e kane ne objektiv.
Sejdiu shprehu gatishmerine dhe interesimin e Kosoves per marredhenie te mira ndershteterore me shtetin e Maqedonise, por edhe vende tjera te rajonit. "Une them edhe nje here se ftesen e kam per nje vizite zyrtare ne kete shtet, mirepo cdo levizje nga ajo me shtyn te rishikoj qendrimet", tha ai. Edhe pse kane kaluar tete muaj nga njohja e Kosoves shtet nga ana e Maqedonise, keto dy vende ende nuk kane vendosur marredhenie diplomatike, me deklarimin e Shkupit zyrtar se per kete do ta gjeje momentin.