E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Edi Rama nuk do zgjedhje

Kreu demokrat ka hapur dje zyrtarisht fushaten zgjedhore, pikerisht ne Kavaje dhe ne Shijak, dy bastionet e demokracise, nga filloi rebelimi i pare kunder komunizmit ne fund te viteve '90. Nderkohe qe, Berisha per here te pare akuzon Ramen se po u shmanget zgjedhjeve, duke deklaruar se po u tregon shqiptareve se nuk e do zhvillimin e zgjedhjeve. Nje deklarate te tille, kreu i ekzekutivit, Sali Berisha e ka bere gjate nje takimi me banoret e Shijakut pasditen e djeshme, teksa deklaroi se kjo eshte bere e qarte qe ne momentin kur Rama nuk futi emrin e tij ne listen e kandidateve per deputet te Partise Socialiste. "Zoteri, qekur ti nuk pranon t'i prish listes se partise tende, po ngulesh ne karrigen e kryetarit te bashkise, t'i u fakton shqiptareve se nuk do zgjedhjet, ti do cdo gje tjeter, por vetem zgjedhje jo", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij moskandidimi i Rames eshte nje rast i pashembullt ne Evropen demokratike. "Nuk ka ndodhur kurre qe te hapen fushata asimetrike, ku Kryeministri vihet ne balle te fushates dhe kundershtari i tij futet nen karrige. Por kjo eshte zgjedhja e tij", deklaroi Berisha gjate takimit me banoret e Shijakut. Njeheresh kreu iq everise u beri thirrje te gjithe banoreve te merrnin kartat e reja te identitetit, per te dhene kontributin e tyre ne zgjedhjet e lira dhe te ndershme qe do te mbahen ne vend. "Socialistet po bejne cmos per skenaret e tyre, por une ju bej thirrje qe secili prej jush te marre leternjoftimin, ju bej thirrje qe cdonjeri prej jush, ne familjet tuaja, ne krushqine tuaj, ne rrethin tuaj shoqeror te beni cdo gje, ne menyre qe te gjithe te shkoni e te pajiseni me leternjoftimet e reja ose pasaportat", deklaroi kreu i qeverise. Sipas Berishes, qeveria eshte e vendosur per te bere zgjedhjet me te lira dhe te ndershme qe jane bere ndonjehere me pare ne Shqiperi. Ne te njejten kohe, kryeministri theksoi se qeveria u siguron shqiptareve qe vitin e pare te mandatit te ardhshem do beje qe ata te levizin lire ne Evrope. Sipas tij, kjo do te arrije te behet realitet fale reformave qe qeveria do te vazhdoj te ndermarre. "Une kam shume kenaqesi se eshte, pikerisht, perkushtimi yni ndaj problemeve tona te perditshme, jane reformat tona, ato qe shemben muret e krimit dhe korrupsionit, ato te cilat hapen dyert e NATO-s per Shqiperine, hapen dyert e BE-se, jane ato te cilat, brenda vitit te pare te mandatit tone te dyte, do te bejne qe ju te levizni te lire ne mbare Europen", theksoi ai perpara banoreve te Shijakut. Kryeministri deklaroi se vetem ne Shijak dhe ne dy komunat e tij, qeveria ka investuar 1.146 miliarde leke. Sipas Berishes, qeveria ka asfaltuar teresisht rruget e komunes Xhafzotaj, po asfalton teresisht rruget e Katundit te Ri dhe ka ndertuar nje sere shkollash, duke shtrire internetin ne secilen prej tyre. Sipas Berishes, qeveria ka arritur te rrit pensionet e te gjithe fermereve te fshatit 100 per qind dhe pensionet ne qytet nga 50 deri ne 70 perqind.

Projektet

Kryeministri Berisha i beri thirrje kryetares se Bashkise se Shijakut qe te dorezoj projekte per zhvillimin e zones sepse qeveria eshte e gatshme tja aprovoj ato. Sipas Berishes, kete gje ajo nuk e ka bere dhe uronte qe kjo te ndodhte gjate kohes ne vazhdim.

"Gati te mbledh Kuvendin per te ndryshuar Kodin"

Kryeministri Berisha u tregua i gatshem dje nga Kavaja per te rimbledhur parlamentin dhe per te ndryshuar ligjin elektoral ne menyre qe Edi Rama te kishte mundesi te futej ne listen e kandidateve te PS-se per deputet. Serish pasditen e djeshme kreu i qeverise i beri thirrje Edi Rames te linte karrigen e Bashkise se Tiranes per t'u perballur me te ne garen elektorale. "Nese do mbledhim serish parlamentin, ndryshojme ligjin dhe dil ne krye te gares elektorale, dil dhe priju anetareve dhe mbeshtetesve te tu, sepse keshtu e do rregulli, keshtu e do burrnia, keshtu e do pluralizmi, keshtu e do Shqiperia, keshtu e do demokracia", deklaroi Berisha nga Kavaja, duke e ftuar Ramen te rimendohej per qendrimin e tij per te mos u perfshire ne lista. Nga ana tjeter, Berisha e konsideroi opoziten ne vend si te me te coroditur se kurre me pare. "Opozita eshte ne piken e saj me te coroditur se kurre ndonjehere. Ajo po rend sot neper Shqiperi si njeriu pa koke", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. "Zgjedhjet do te jene te lira, te ndershme, Kavaja do te fitoje, do te fitoje Shqiperia. Ne 28 qershor , ju bej thirrje, votoni per Sali Berishen, per Kavajen per Shqiperine", tha kryeministri.

"Mbajtem premtimin per investime ne Kavaje dhe ne te gjithe vendin"

Ne Kavaje, Berisha theksoi se demokratet kane investuar 25 here me shume ne Kavaje se socialistet ne tete vite. "Socialistet investuan gjithsej 180 milione leke. Pra, ne kemi investuar 25 here me shume. Por, une jam i bindur se ju meritoni jo 5 miliarde e 800 milione, por 58 miliarde", theksoi Berisha duke numeruar edhe investimet e qeverise per kete qytet. Sipas tij, gjate gjysmes se pare te mandatit te dyte qeverises, Kavaja do te ishte nje qytet qe do te kishte 24 ore pa nderprerje uje te pijshem. Po keshtu, Berisha deklaroi se ne kater vitet qe vijne Kavaja do te kete stadiumin e lojrave me dore me te bukur ne vend dhe do te kthehet ne nje nga qytetet me moderne. Ai ka vleresuar se kjo qeveri e ka mbajtur premtimin, duke anetaresuar Shqiperine ne NATO. Ne te njejten kohe ai eshte shprehur se ndertimi i infrastruktures dhe rrugeve ka qene nje nga prioritetet e kesaj qeverie, e cila njeheresh e ka nxjerre Shqiperine nga harta e vendeve me me shume korrupsion dhe trafik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›