Fetel triumfon mes mërzisë në Valencia
Formula 1
Sebastian Fetel fiton çmimin e Madh të Europës. Në pistën e Valencias, për pilotin e Red Bullit gjithçka eci sipas skenarit: nisje nga “pole” dhe triumf. Por, pas shpinës së gjermanit ndodhi një rrëmujë e jashtëzakonshme. Veber bëhet protagonist i një aksidenti të pabesueshëm, por shpëton pa dëmtime. Hemilton, parakalon “Safety car” dhe penalizohet (me vonesë) për të kaluar nëpër bokse. Piloti i MekLaren kishte një avantazh të madh ndaj ndjekësve dhe nuk e humbi vendin e dytë. Baton u rendit i treti, ndërsa dy Ferrarit në vendet 9 dhe 14.
#