E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet me 3/5, Rama: PS axhendë specifike në Kuvend

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dha sinjalet pozitive sa i përket përfshirjes së opozitës në miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5.

Rama deklaroi se PS-së do të ngrejë një grup pune sa i përket axhendës së opozitës në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

“Dua ti propozoj komisionit të ligjeve një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ për projektet që kërkojnë 3/5 e votave. Të dorëzojmë një axhendë të specifikuar pune me rend çështjesh e afatesh siç e kemi propozuar në parim por këtë herë në detaje. Për të mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër që ti ikë përgjegjësive të veta e ti bishtnojë paktit që kemi ofruar ne e jo një pazar me ta”,- porositi Rama.

Kryesocialisti Rama vlerësoi se Kongresi nuk është fjala e fundit e opozitës, por vetëm fillimi. Rama duke thkesuar se dyert e PS janë të hapura, ftoj gjithë të larguarit e PS-së dhe mbështetësit që bashkë të diskutojnë për programin e PS.

“Programi i shpalosur në Kongres nuk është fjala jonë e fundit, por hapi i parë në rrugën që ju ofrojmë shqiptarëve. Nga nesër libri i programit do ti shpërndahet organizatave nga Bajram Curri në Konispol. Do nisim kontaktet intensive për të diskutuar mbi programin. Mbledhja e organizatave për diskutimin e programit do të bëhen të hapura”, theksoi Rama. Sipas tij, hapja e diskutimit për programit do të shkojë paralelisht me hapjen e partisë dhe do nisë puna për objektivin e rritjes me 30% të anëtarësisë së PS deri në vitin 2013. Vet Partia Socialiste duhet të bëhet shtëpia e më shumë shqiptarëve. Të gjithë të larguarit për çdo arsye të ftohen për të marrë pjesë në diskutimet e programit në organizata. Në këto diskutime duhet të ftohen gjithë ata mbështetës, simpatizantë, të reja e të rinj të interesuar për tu bërë pjesë e kësaj familje politike”,- theksoi Rama.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›