E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaiani letër De Biasit: Me ty, kombëtarja shqiptare do përparojë

TIRANE- Ambasadori italian i akredituar në vendin tonë, Masimo Gaiani ka uruar sot përmes një letre trajnerin e kombëtares shqiptare Xhani De Biasi.

‘Detyra e re është meritë para së gjithash e karrierës së shkëlqyer dhe e meritave tuaja drejtuese në fushë, në shumë vite të punës tuaj- shkruhet në letrën e ambasadorit italian, i cili shprehet i bindur se emërimi i De Biasit në krye të kombëtares shqiptare, është provë e raportit të vecantë që Shqipëria ka me Italinë, si në këtë rast apo edhe në fusha të tjera.

Duke uruar për një vit të qetë dhe plot suksese, ambasadori italian, shpreh besimin e tij se nën drejtimin e De Biasit kombëtarja shqiptare do bëjë figurë të mirë në kompeticionet ndërkombëtare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›