Topalli homazhe në Ambasadën maqedonase, për Gligorov
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte sot në Ambasadën maqedonase për të shprehur ngushëllimet në emër të saj dhe të Kuvendit të Shqipërisë për ndarjen nga jeta të Presidentit të parë të Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov.
Kryetarja e Kuvendit, në nderim të figurës së ish- presidentit Gligorov, la një shënim në librin e ngushëllimeve, të hapur me këtë rast nga ambasada e Maqedonisë.
"Jam këtu në Ambasadën e Maqedonisë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit Gligorov, i cili në një periudhë delikate dhe të vështirë për rajonin, gjatë periudhës '90-'91, luajti një rol absolutisht historik, jo vetëm për vendin e tij, por edhe për rajonin. Ishte një atdhetar, ishte një lider që bëri të mundur që vendi i tij të fitonte pavarësinë përmes rrugës paqësore”, u shpreh Topalli.
Sipas Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Kiro Gligorov do të mbetet në histori si Presidenti i parë i shtetit të pavarur të Maqedonisë.
(ma.ar/BalkanWeb)