Ndalohet në Morinë një shqiptar, mbante fishekë në makinë
MORINË- Kalon kufirin me një sasi fishekësh dhe armë gjahu, ndalohet drejtuesi shqiptar i një mjeti, në pikën kufitare të Morinit në Kukës.
Ndalimi është kryer në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga pala kosovare. Kjo e fundit ka kontrolluar mjetin, i cili kishte kaluar tokën shqiptare dhe ka gjetur në të sasinë e fishekëve. Ndërkaq po hetohet për të mësuar nëse bëhet fjalë për një tafik municionesh, ose jo.
Ndërsa sipas drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Kukës Agron Baliaj, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se fishekët i ka harruar në bagazhin e automjetit dhe se nuk kishte qëllime tregëtimi me to.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)